Zotëronin libra që shfaqnin rebelim ndaj qeverisë, arrestohen 2 burra në Hong Kong

17 Mars 2023 | 14:45

Dy burra janë arrestuar në Hong Kong për posedim të librave me figura, për të cilët autoritetet thonë se janë “rebelë”. Ata mendohet se janë të arrestuarit e parë thjesht për zotërim të librave pasi disa botues u burgosën vitin e kaluar. Autoritetet i interpretuan librat me delet që përpiqeshin të mbanin ujqërit nga fshati i tyre duke i krahasuar me popullin e Hong Kongut dhe qeverinë e Kinës.

Human Rights Watch i përshkroi arrestimet si “të turpshme” dhe tha se territori po përdorte ligjin e tij të rebelimit të epokës koloniale për të shtypur mospajtimin. Sipas tyre kemi të bëjmë me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Mediat e Hong Kongut raportuan se policia i arrestoi dy burrat, të moshës 38 dhe 50 vjeç, në apartamentet e tyre më 13 mars. Ata bastisën shtëpitë e tyre në Koëloon dhe ishullin Hong Kong dhe sekuestruan kopje të shumta të librave, të cilat janë pjesë e një serie të titulluar Yangcun.

Të dy burrat janë liruar me kusht, por duhet të paraqiten në polici muajin e ardhshëm.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se librat ishin të njëjtët që kishin qenë objekt i një gjyqi të profilit të lartë vitin e kaluar ku një gjykatë duhej të përcaktonte nëse librat e Yangcun ishin një shfaqje rebelimi ndaj shtetit.  Gjykata vendosi që librat me figura kishin “qëllim rebelues” dhe dënoi pesë logopedë me 19 muaj burg për botimin e librave.

Një grup me anëtarë  të moshës nga  25 deri në 28 vjeç, kishte prodhuar e-libra vizatimorë që disa i interpretuan si përpjekje për t’u shpjeguar fëmijëve lëvizjen pro-demokratike të Hong Kongut.

Në një nga tre librat, një fshat delesh lufton kundër një grupi ujqërish që po përpiqen të marrin nën kontroll vendbanimin e tyre.

Hong Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës. Sipas parimit të tij “një vend, dy sisteme”, banorët supozohet të gëzojnë disa liri të padisponueshme në kontinent. Por sipas BBC, këto të drejta janë gërryer që kur Pekini në 2020 vendosi një ligj të sigurisë kombëtare në përgjigje të protestave disamujore të Hong Kongut kundër kontrollit të Pekinit në 2019.

Pekini tha se ligji ishte i nevojshëm për të sjellë stabilitet në qytet,  por kritikët thanë se ai ishte krijuar për të shtypur disidencën dhe për të dobësuar autonominë e Hong Kongut.

LEXONI GJTHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026