Zviceranët votojnë sot për 4 nisma, 1 nga të cilat heqja e vaksinimit të detyrueshëm

9 Qershor 2024 | 15:40

Zviceranët votojnë sot për katër iniciativa – kufizimin e kostove të sigurimit shëndetësor dhe kujdesit shëndetësor, reformimin e politikës energjetike dhe një iniciativë për heqjen e vaksinimit të detyrueshëm.

Fokusi është në dy nisma për kostot e kujdesit shëndetësor – njëra e paraqitur nga Partia Social Demokrate e krahut të majtë, e cila synon të ulë barrën e primeve të sigurimit shëndetësor dhe tjetra e paraqitur nga një parti e qendrës së djathtë, e cila synon të kufizojë rritjen E kostove të kujdesit shëndetësor, transmeton portali All info.

Fushata nxori në dritë dëshmitë e shumë zviceranëve të cilët u detyruan të bënin kursime për të përballuar primet e sigurimit shëndetësor. Partitë kryesore politike pajtohen se është e nevojshme të gjenden zgjidhje për uljen e kostove, por dallojnë se cilat duhet të jenë ato zgjidhje.

Zgjidhja e propozuar nga socialdemokratët është kufizimi i primeve të sigurimit shëndetësor në 10 për qind të të ardhurave të familjes dhe kushdo që detyrohet të shpenzojë më shumë se kaq duhet të marrë një subvencion. Kjo iniciativë parasheh që së paku dy të tretat e subvencioneve të financohen nga buxheti federal, ndërsa pjesa tjetër nga fondet kantonale, gjë që do të ofronte kushte të barabarta për të gjithë qytetarët zviceranë, duke pasur parasysh se subvencionet aktuale për sigurime shëndetësore ndryshojnë dukshëm sipas kantonit.

Kundërshtarët e nismës e kritikojnë para së gjithash sepse nuk merret me rrënjën e problemit, pra rritjen e vazhdueshme të kostove të kujdesit shëndetësor. Sipas tyre, synimi duhet të jetë ngadalësimi i kësaj rritjeje në vend të rritjes së subvencioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit

Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Spanjën këto ditë,...
12:00 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026