Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë

10 Prill 2024 | 15:47

Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje, dhe me shpresën që Rusia do të mund t’i bashkohet një ditë procesit të paqes.

Resorti Bürgenstock pritet të jetë vendi ku do të mbahet konferenca më 15-16 qershor.

Në të pritet të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë prej dhjetëra shteteve, pas prezantimit të planeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm zvicrean, Ignazio Cassis.

E përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka raportuar të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) në Italinë fqinje më 13-15 qershor dhe ka mundësi që të marrë pjesë edhe në këtë konferencë, shkruan REL.

Qeveria zvicerane ka thënë se në bisedimet për organizim të konferencës kanë marrë pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të dërguar të Brazilit, Kinës, Etiopisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Afrikës së Jugut.

“Në takimin e sotëm, Këshilli Federal ka diskutuar për datën dhe hapat e radhës. Aktualisht ekziston mbështetje e nevojshme ndërkombëtare për lansim të një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë për procesin e paqes”, ka thënë Qeveria federale në Bern, përmes një deklarate.

Në deklaratë është thënë se marrë parasysh traditën e vjetër diplomatike, Zvicra konsideron se ka përgjegjësi për të kontribuuar në procesin e paqes në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026