Zyrtarë të lartë mbështesin hapur Ukrainën
Zyrtarë të lartë kanë vizituar presidentin e Ukrainës. Shtetet perëndimore kanë shprehur hapur mbështetjen për Kievin në këto kohë të tensionuara me Rusinë.
Në parlamentin ukrainas, ligjvënësit palosën flamuj të vendeve që po i përkrahin.
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai i Polonisë vizitojnë sot kryeqytetin ukrainas.
Në ditët në vijim pritet të shkojnë kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe presidenti turk Erdogan i cili ka kërkuar të jetë ndërmjetës i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Pesë ministra të jashtëm evropianë, përfshirë diplomatë gjermanë dhe francezë do të ndalen gjithashtu në Ukrainë.
Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë të mbeten të tensionuara. Tensionet u shfaqën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën lidhur me grumbullimin e trupave pranë Ukrainës, pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përdorën forumin ndërkombëtar për të etiketuar njëra-tjetrën si “provokuese”.
Rusia deklaron se nuk po planifikon një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës. Ndërsa kjo e fundit është në gatishmëri për luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim