Zyrtari i inteligjencës amerikane: Ukraina synon të mbajë territorin rus

28 Gusht 2024 | 17:45

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të nisë një kundërofensivë me qëllim që të rimarrë territorin në rajonin e Kurskut, që është kapur nga trupat ukrainase. Por, forcat ruse do të përballen me “një luftë të vështirë” tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), David Cohen.

Cohen tha gjatë një konference të industrisë së sigurisë se rëndësia e inkursionit ukrainas, përmes së cilit Ukraina mori nën kontroll rreth 777 kilometra katrorë, në rajonin rus, ende mbetet të shihet.

Forcat ukrainase kaluan kufirin për në Rusi dhe nisën një ofensivë të befasishme në rajonin rus të Kurskut më 6 gusht.

Përderisa Kievi ka thënë se nuk synon të aneksojë zonën që ka marrë nën kontroll, forcat ukrainase po krijojë vija mbrojtëse dhe duket se po synojnë të mbajnë “një pjesë të atij territori për një periudhë kohore”, tha Cohen gjatë samitit për inteligjencë dhe siguri kombëtare, shkruan REL.

“Ne jemi të sigurt se Putini do të nisë një kundërofensivë me synim që të rimarrë territorin. Mendoj se pritjet tona janë që do të jetë një luftë e vështirë për rusët”, tha Cohen.

Ukraina ka pretenduar se ka marrë 100 vendbanime gjatë ofensivës në rajonin e Kurskut, teksa forcat ruse po vazhdojnë të avancojnë në rajonin ukrainas të Donjeckut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026