Zyrtari iranian: Uji i pijshëm në Teheran mund të shterojë brenda dy javësh

3 Nëntor 2025 | 12:50

Burimi kryesor i ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit iranian, Teheranit, rrezikon të thahet brenda dy javësh, për shkak të një thatësire historike që ka përfshirë vendin, ka njoftuar një zyrtar iranian të hënën.

Diga Amir Kabir, një nga pesë digat që furnizojnë me ujë të pijshëm Teheranin, “mban vetëm 14 milionë metra kub ujë, që është tetë përqind e kapacitetit të saj”,  tha drejtori i kompanisë së ujit të kryeqytetit, Behzad Parsa. Në këtë  nivel, ai mund të vazhdojë të furnizojë Teheranin me ujë vetëm “për dy javë”, paralajmëroi ai.

Njoftimi vjen në një kohë kur vendi po përjeton thatësirën më të keqe në dekada.

Një vit më parë, diga Amir Kabir mbajti 86 milionë metra kub ujë, por kishte pasur një “rënie 100 për qind të reshjeve” në rajonin e Teheranit, siapas raportimeve.

Sipas mediave iraniane, popullsia e Teheranit konsumon rreth tre milionë metra kub ujë çdo ditë. Si një masë për kursimin e ujit, thuhet se furnizimi me ujë është ndërprerë në disa lagje ditët e fundit, ndërsa ndërprerjet ishin të shpeshta këtë verë.

Ndërkohë, në korrik dhe gusht, u shpallën dy festa zyrtare për të kursyer ujë dhe energji, me ndërprerje të energjisë elektrike që ndodhnin pothuajse çdo ditë, për shkak të një vale të nxehti që temperaturat rriteshin përtej 40 gradë Celsius, në Teheran dhe të kalonin 50 gradë Celsius, në disa zona të tjera.

“Kriza e ujit është më serioze se ajo që po diskutohet sot”, paralajmëroi në atë kohë Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

Mungesa e ujit është një problem i madh në të gjithë Iranin, veçanërisht në provincat e thata në jug të vendit, ku mungesat i atribuohen keqmenaxhimit dhe mbishfrytëzimit të burimeve nëntokësore, si dhe ndikimit në rritje të ndryshimeve klimatike.

Sakaq, Iraku, po përjeton vitin e tij më të thatë që nga viti 1993, pasi lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët derdhen në Gjirin Persik nga Azia Perëndimore, nivelet e tyre kanë rënë deri në 27 përqind për shkak të reshjeve të pakta dhe kufizimeve të ujit në rrjedhën e sipërme, duke çuar në një krizë të rëndë humanitare në jug të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026