Zyrtarizohet rivalja e Putin: Jekaterina Duntsova kalon pragun e përzgjedhjes
Jekaterina Duntsova formalizoi kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të marsit në Rusi. Ky personalitet pak i njohur, që mbështet paqen në Ukrainë, u zgjodh nga një grup prej 521 personash, nga 500 që është pragu elektoral rus në rast se një kandidat nuk mbështetet nga një parti.
Ish-anëtarja e Këshillit Bashkiak të Rjevit, një qytet rreth 200 kilometra larg Moskës, tani duhet të presë për vlefshmërinë e figurës së saj nga Komiteti Qendror Elektoral përpara se të kalojë në mbledhjen e firmave, që duhet të arrijnë në 300 mijë nënshkrime në mbarë vendin.
Nëse arrin të garojë si e pavarur në garën presidenciale ruse, ish-gazetarja shpreson të kthehet në një sfiduese e fortë kundër Vladimir Putin, pavarësisht akuzave se mund të jetë vetëm një lodër e pushtetit për të legjitimuar këto zgjedhje.
Vetë kreu i shtetit rus ka përmbushur të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka nisur tashmë mbledhjen e firmave për mandatin e pestë në krye të Kremlinit, për të cilin askush nuk ka dyshime.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta