Rrëmbimi i kafshëve shtëpiake në Britani të Madhe konsiderohet vepër penale
Vjedhja e kafshëve shtëpiake aktualisht trajtohet si humbje e pronës së pronarit, por ministrat duan që ligji i ri të njohë stresin emocional që mund të shkaktojë.
Është zbuluar se vitin e kaluar gjatë mbylljes u raportua vjedhja e rreth 2.000 qenve. Grupi i punës, i përbërë nga zyrtarë qeveritarë, policë, prokurorë dhe autoritete vendore, mori dëshmi nga grupet e mbrojtjes së kafshëve, aktivistët e fushatës, akademikë dhe ekspertë të tjerë.
Raporti i tyre zbuloi se 7 nga 10 vjedhjet e kafshëve shtëpiake të regjistruara nga policia përfshinin qen.
Nuk dihet se cili mund të jetë dënimi maksimal për krimin e rrëmbimit të kafshëve shtëpiake sipas ligjit të ri.
Megjithëse sipas Ligjit për vjedhje të vitit 1968 parashikohet maksimum 7 vjet burg, ministrat thonë se ka pak prova për të aplikuar në këtë rast, pasi ashpërsia e dënimit përcaktohet pjesërisht nga vlera monetare e sendit të vjedhur, raporton Kosova Press.
“Vjedhja e kafshëve shtëpiake është një krim i tmerrshëm që mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale për familjet ndërsa kriminelët pa ndjenja mbushin xhepat e tyre. Ligji i ri për rrëmbimin e kafshëve shtëpiake njeh se kafshët janë shumë më tepër se prona dhe se policisë do t’i japë duart e lira për t’i nxjerrë këta persona para drejtësisë”, tha sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West