1.13 mld lekë për ish-të përndjekurit, fondi u pagua i plotë në 2023-shin
Ish-të përndjekurit politikë dhe trashëgimarët e tyre morën vitin e kaluar 1.13 miliardë lekë.
Të dhënat tregojnë se fondi që qeveria kishte vendosur në dispozicion është ekzekutuar i plotë.
Në vitin 2023, ish-të përndjekurit morën 1.13 mld lekë. Të dhënat nga thesari, tregojnë se pagesat për ta janë ekzekutuar mbi normën vjetore 1 mld lekë, e cila ishte vendosur në dispozicion nga buxheti i shtetit.
Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë është pjesë e një procesi ligjor që ka nisur nga viti 2007 dhe vazhdon edhe sot, sipas një formule që favorizon pagesat ish-të dënurave direkt nga regjimi komunist dhe mandej trashëgimtarët.
Procesi për kategorinë parësore është drejt përfundimit, me këstin e 22-të, ndërsa pasardhësit e tyre janë në pritje të këstit të tretë. Ai shoqërohet me vonesa, pasi një pjesë e njerëzve jetojnë jashtë vendit dhe nuk dorëzojnë dokumentet për të tërhequr paratë.
Buxheti i këtij viti llogarit një fond 1.2 mld lekë për dëmshpërblimin e tyre, ndërsa procesi administrohet nga Ministria e Financave.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës