Shpërblimi për ish-të përndjekurit politik, Manja tregon objektivat për vitin 2023
Ministri Ulsi Manja në një dalje për mediat foli dhe në lidhje me shpërblimin për ish-të përndjekurit politik.
Ai tha se nga rreth 22 mijë aplikime të kësaj kategorie 13 mijë prej tyre kanë marrë zgjidhje.
Po ashtu Manja theksoi se dosje të tjera do të merren në shqyrtim dhe gjatë vitit 2023, ku ish-të përndjekurit politik do të marrin shpërblimin që u takon.
“Do të jetë një proces që ndërlidhet me ministrinë e drejtësisë dhe ministrin e financave. Në Ministrinë e Drejtësisë janë trajtuar 21 mijë e 900 kërkesa brenda afateve ligjore, nga të cilat 13291 aplikime kanë marrë zgjidhje, është përllogaritur fatura dhe i janë dërguar ministrisë së financave sigurisht për të vazhduar me procesin e dëmshpërblimit.
29 vendime të Këshillit të Ministrave janë miratuar në funksion të këtyre aplikime dhe do të vazhdojë edhe për vitin 2023. Janë në proces shqyrtimi rreth 8609 dosje të tjera të ndara në kategori, 3723 janë kategoria dënime kapitale, vrasje, burgim apo izolim në hetuesi dhe 4886 janë kategoria dëbim, internim. Një problematikë që kemi hasur në lidhje me këtë çështje na rezultojnë rreth 3036 kërkesa që nuk janë trajtuar fare nga Ministria e Drejtësisë”- tha Ulsi Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë