‘Maskaradë’, Xhaferraj reagon për përjashtimin e 4 deputetëve nga Alibeaj

11 Janar 2023 | 12:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar një maskaradë, vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar.

Përmes një deklarate për mediat, Xhaferraj është shprehur se asnjëherë nuk ka votuar apo firmosur për përjashtimin e kolegëve nga Grupi Parlamentar.

“Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptarë. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet”, u shpreh Xhaferraj ndër të tjera.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026