Spahiu zbulon prapaskenat: Arsyeja e vetme pse Alibeaj përjashtoi 4 deputetë
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se përjashtimet e sotme nga Enkelejd Alibeaj janë vazhdim i një taktike për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike.
Sipas Spahiut, arsyeja e vetme pse Alibeaj përjashtoi 4 deputetët e PD nga grupi është heqja e mundësisë për shkarkimin e tij si kryetar i grupit dhe vendosjen e Ervin Salianjit.
Sipas tij, lufta që është duke u zhvilluar brenda PD është e paprecedentë për sistemin politik në Shqipëri dhe botë. Në një situatë të tillë, tha Spahiu, gjëja më e shëndetshme do ishte ndarja.
“Ligji e ka zgjidhur, atë në fakt e thotë Berisha shpesh, o ta çojmë drejt fitores ose të shkrihet ose të mbyllet. Një parti në të cilën përdoret dhunë ndaj njëri tjetrit është më e moralshme ndarja. Kur një çift ka qenë i martuar 30 vjet, nëse nis dhunohet, tradhtohet, rekomandimi që i bëhet nga juristët është që divorci është i shëndetshëm”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë