Ekskluzive| Gjekmarkaj pas përjashtimeve të Alibeajt: Kam marrë një vendim

10 Janar 2023 | 21:31

Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj ka reaguar ekskluzivisht për “Now me Erla Mëhillin” sa i takon përjashtimit të katër deputetëve demokratë.

“Prej muajsh nuk kuptoj më asgjë! Njerëzore është të mos kuptosh. Më mungojnë të gjitha instrumentet racional të përkufizimit për këtë mot politik. Kam marrë një vendim të brendshëm që mbase duhet ta formalizoj dhe së jashtmi që të shpjegoj vetëm veprimet e mia dhe jo të të tjerëve me fjalë ose me heshtje. Prej kohësh irracionalja, egoja, intrigat, egërsia vërshojnë nga të gjitha anët.

Sadoma dhe Gomorra më shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek ‘Iliada’, lapidar është një varg: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë?

Secili duhet ta lexojë, vlen për të gjithë ata që e duan jetën”.

Pas leximit të këtij reagimi, Erla Mëhilli u shpreh se me shumë gjasa Gjekmarkaj do të dalë si një deputet i pavarur, pra jashtë grupit parlamentar.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026