Salianji, tentativa për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar? Flet deputetja e PD
Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori thotë se ka pasur dijeni për faktin që kolegu i saj demokrat, Ervin Salianji ka bërë tentativa për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn në krye të Grupit Parlamentar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dhori u shpreh se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet të ristrukturohet.
“Nuk jam në grupin zyrtar të Partisë Demokratike, por kam qenë në dijeni të një tentative të tillë, për të ridimensionuar drejtimin e Grupimit Parlamentar të Partisë Demokratike. Gjërat kanë ndryshuar dhe unë mendoj që duhet të jetë një njeri më konstruktiv, më gjithëpërfshirës dhe më i mirë pranuar nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.
Mendoj që do të jetë një figurë më konstruktive dhe ajo që do të miratohet, do të votohet nga shumica e deputetëve, anëtarë të Grupit Parlamentar”, theksoi ajo.
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë