U përjashtua, Tritan Shehu sulmon Alibeajn: Je mburojë e Ramës, i blerë
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha në “Now me Erla Mëhillin” se Alibeaj është mburojë e kryeministrit Rama.
Ai e cilësoi kreun e grupit parlamentar të PD-së të blerë.
“Nuk është se Alibeaj bie ndesh me interesin e PD-së, por bën veprime të tilla thjesht për t’u kthyer në një mburojë të Ramës, i nxitur nga Rama dhe pikërisht në këto momente kur skandalet flasin njëra pas tjetrës ndaj qeverisë, për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar një tymnajë mbas të cilës të fshihet kjo qeverisje me skandalet e saj,” – u shpreh Shehu.
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë