Ministri i Drejtësisë bën bilancin e 2022: Miratimi i hartës gjyqësore një arritje
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e cilësoi si një sukses në fushën e drejtësisë miratimin e hartës së re gjyqësore. Vlerësimet e tij Manja i bëri gjatë një konference për shtyp këtë të mërkurë, ku bëri një përmbledhje të punëve të bëra dhe objektivave të dikasterit që ai drejton.
Manja bëri me dije se riorganizimi i gjykatave pritet të përfundojë në korrik të vitit 2023.
“Miratimi i hartës së re gjyqësore ka qenë një arritje e jona, sa i përket politikave në fushën e drejtësisë. Dhe për vitin 2023 objektivi kryesor mbetet zbatimi i hartës së re gjyqësore në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Fillon më 1 shkurt me riorganizimin e gjykatave të Apelit, vazhdon më pas me riorganizimin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe për tu përmbyllur në korrik të vitit 2023 me riorganizimin e Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë.
Si një arritje tjetër Ministri i Drejtësisë nënvizoi dhe zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.
“Arritje tjetër është shtyrja e mandatit të organeve të vetingut. Tashmë dihet që vetingu do të mbyllet në vitin e 2024, këtu gjej rastin që të falenderoj edhe opozitën për votën e dhënë në parlament”, tha Manja.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë