“Hoqëm 5 licenca të përmbaruesve e 10 të noterëve”, Manja tregon arritjet e 2022

11 Janar 2023 | 12:29

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka treguar arritjet që janë bërë në vitin 2022.

Ai tha se gjatë inspektimeve janë hequr 10 liçenca noterësh ndërkohë janë pezulluar 7 të tjera.

Në një dalje për mediat ai po ashtu bërë me dije se në përmbarimin privat janë bërë 15 inspektime ku janë hequr 5 licenca dhe 1 është pezulluar.

“Mme ndryshimet e reja të noterisë dhe sistemi noterial i është nënshtruar një proces filtrimi  të gjithë noterëve që janë në sistem. Janë vendosur kritere shumë strikte për pranimin në këtë profesion.

Për 2022 janë 36 inspektime të realizura të cilat janë finalizuar me 10 heqje licencash, 7 pezullime të tjera dhe janë 6 masa të tjera administrative. Janë dhe katër inspektime të tjera që janë në proces hetimi. Sa i përket përmbarimit priva, kemi 15 inspektime që janë finalizuar me 5 heqje licencash të përmbaruesve, 1 është pezullim dhe 7 të tjera janë në proces.

Kemi si objektiv të miratojmë ligjin për përmbarimin gjyqësor shtetëror”- theksoi Manja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026