‘Kemi jetësuar reformën e policisë kriminale”, Çuçi tregon arritjet në vitin 2022
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka folur në lidhje me arritjet që janë bërë në vitin 2022 dhe objektivat që kanë për vitin 2023.
Në një dalje për mediat ai tha se kanë bërë reformë në policinë kriminale, kanë krijuar drejtori të posaçme që merret me fushën e lëndëve narkotike ndërsa tha se puna e tyre do të jetësohet në vitin 2023.
“Vitit 2022 ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka bërë Ministria e Brendshme lidhet me funksionimin e policisë së shtetit që është dhe padiskutim pjesa më e madhe e punës. Kemi bërë një hap goxha të rëndësishëm në reformimin e policisë së shtetit dhe kemi arritur që në fund të vitit 2022 të fillojmë jetësimin e një prej reformave më të rëndësishme të policisë së shtetit që është reforma e policisë kriminale. Pas një pune kolosale që kemi bërë me përfshirjen e policisë kriminale.
Kjo është një reformë që ka qenë e rekomanduar nga partnerët tanë por vetëm në 2022 kemi arritur të bëjmë këtë hap të parë. Gjatë vitit 2023 do të shohim dhe jetësimin në nivel vendor. Kemi krijuar për herë të parë një drejtori të posaçme që do të merret me fushën e lëndëve narkotike, një drejtori të veçantë që merret me grupet e organizuara dhe padyshim me një strukturë të veçantë me krimet e rënda. Shumë shpejt do të shohim dhe frytet e mënyrës së organizimit kundër krimit të organizuar, drogës dhe trafikut njerëzor.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkodër | I moshuari vetëvritet me armë gjahu
- Zbulohet përbërësi sekret që e bën betonin romak më jetëgjatë se atë modern
- Udhëheqësi i Wagner pretendon se kanë marrë kontrollin e “Soledar”
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)