1/3 e ndërmarrjeve në Shqipëri menaxhohen nga gratë

6 Qershor 2023 | 15:48

Vitet e fundit gratë në rolin e sipërmarrëses  po bëhen gjithmonë e më të shumta në numër. Të dhënat e publikuara nga INSTAT nxjerrin në pah se gratë zotërojnë 31,2% të ndërmarrjeve që janë në Shqipëri.

Ajo çfarë bie në sy është se në shumicën e rasteve, bizneset e drejtuara nga gratë kanë 1 deri në 4 të punësuar.

Ato janë kryesisht të fokusuara në “Tregti” dhe “Shërbime të tjera” ku dhe shënohet pjesëmarrja më e lartë të grave në vendimmarrje, respektivisht me 34,2% dhe 40,2%.

Sipas statistikave gratë përbëjnë 47% të të punësuarve në total dhe sektori me përfaqësimin më të ulët të tyre është ai i ndërtimit me 17%.

Tirana dhe Elbasani janë dy qarqet ku janë të përqendruar më shumë se gjysma e ndërmarrjeve dhe ku janë të punësuar 64% e të punësuarve gjithsej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026