Përpunimi i kallamit nga artizanët, sipërmarrja për krijimin e çadrave të plazhit
Kur ka dëshirë për punë dhe idetë nuk mungojnë atëherë dhe suksesi nuk vonon. Kjo duket se është formula edhe për një sipërmarrje në fushën e artizanatit në fshatin Grykë të Fierit.
Puna është e përqendruar në përpunimin e kallamit të butë dhe të egër që ndodhet me shumicë në këtë zonë.
Nëpërmjet përpunimit realizohen kryesisht çadra plazhi si edhe thurje të ndryshme për hije dhe ndarje hapësirash.
“Ky shkonte dëm ikte kot. Kjo firmë pastron shumë gjëra toka e blen me lekë. Më parë kjo ka ikur dëm kot, sot punohet”
“Kjo është një gjë që kërkohet shumë në treg dhe ne mbledhim në kanale, këto digjeshin, nuk i konsumon njeri, vetëm për këtë punë bëjnë.”- shprehen qytetarët.
“Është punë normale. Të gjithë ushqehen me këtë punë. Është një produkt që rritet në mënyrë natyrale pa asnjë lloj shpenzimi”.
Sipërmarrja është krijuar prej disa vitesh ndërsa së fundmi kërkesa për eksport është rritur.
Për artizanët e zonës puna fal kënaqësi, ndërsa ndihen krenar që produktet e tyre tregtohen në vende si Italia, Greqia e deri në Qipro.
“Unë kam tre vjet që ushtroj këtë zanat. Është në fillim pak zanat i vështirë, me punën bëhet më i lehtë nëse punohet me qejf”
“Është zanat i mirë, puna është kënaqësi. Ky është mall për eksport, është mall vendas. Mall për eksport, ku shkon në Itali, në Greqi dhe në Qipro. Është mall me standard”- theksuan më tej ata.
Në punishte janë punësuar dhjetëra banorë e artizanë të zonës, ndërsa përfitimet shkojnë si për ta por dhe për pastrimin e territorit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë