“Pagat rrisin çmimet”, Sejko: Nëse rritet produktiviteti, inflacioni do jetë i ulët
Banka e Shqipërisë sugjeron që rritja e pagave të shoqërohet edhe me rritjen e produktivitetit. Për Guvernatorin, Gent Sejko kjo masë paralele, do të ndikojë në një luhatje çmimesh më të kontrolluar.
Banka e Shqipërisë nuk e ka një projeksion se sa do të jetë pesha e rritjes së çmimeve në treg, pas vendimit të rritjes së pagave, por efekti shtesë do të jetë i padiskutueshëm. Komenti vjen nga Guvernatori Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë.
“Rritja e pagave sjell rritje konsumi dhe rritja e konsumit sjell inflacion. Se sa do të ndikojë rritja e pagave në inflacion, kjo është tjetër gjë, por natyrisht që do të ketë rritje në inflacion”- shtoi Sejko.
Për guvernatorin, rritjen e rrogave është pozitive, pasi koha për një vendimarrje të tillë kishte ardhur, por është e rëndësishme që bizneset dhe administrata të rrisin produktivitetin në vazhdim.
‘Për të qenë më konkurrues ne kemi një sfidë të madhe që është emigracioni dhe një nga elementët është rritja e pagave. Sigurisht që rritja e pagave duhet të jetë paralel me produktivitetin. Nëse do të kishte rritje pagash pa rritje të produktivitetit, atëherë ndikimi në inflacion do jetë më i lartë. Nëse rritja e pagave do të shoqërohet me rritje produktiviteti, me investime në teknologji dhe burime njerëzore inflacioni do të jetë më i ulët”- tha ai.
Parlamenti votoi shtesën e pagave në administratë është bërë në muajin maj, periudhë kur inflacioni është në nivelin 4.5%.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar