1 Maji në Evropë, Dita Ndërkombëtare e Punës i gjen vendet në krizë
1 Maji po rezulton një ditë shpërthyese në shumë vende të Evropës. Në Francë, pas muajsh të tërë protestash kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria Macron, shpirti i kontestimit vijon të ndihet.
Në ditët e fundit, protestat me tenxhere e tava janë mbajtur në vend, në shenjë proteste ndaj rizgjedhjes së Macron.
Në Portugali, klima e protestës është bërë më e fortë në muajt e fundit, kur vendi ka përjetuar një seri grevash dhe demonstratash nga mësuesit. Gjithashtu, çmimet e larta të shtëpive dhe rritja e kostos së jetesës janë bërë shkas për manifestime të tjera.
Në Greqi, demonstratat janë kthyer fuqishëm që pas aksidentit hekurudhor që vrau 57 persona në fund të shkurtit, që ekspozoi gjendjen e shërbimeve publike dhe me qytetarët që fajësonin qeverinë për mungesë sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta për 1 Majin në Tiranë! Çfarë kërkojnë sindikatat për punëtorët shqiptarë
- Punëtorët e krahut në Durrës, çdo ditë në pritje që dikush t’u ofrojë punë
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit