Protesta për 1 Majin në Tiranë! Çfarë kërkojnë sindikatat për punëtorët shqiptarë

1 Maj 2023 | 10:45

1 Maji, Dita e Punëtorëve, është një ditë për të protestuar, por në Shqipëri ende kjo vlerësohet si një ditë feste apo një ditë pushimi. Një koalicion sindikatash ëhstë organizuar për të zhvilluar një protestë në atë që njihet si pedonalja e Tiranës, por pjesëmarrja e qytetarëve duket se është e ulët.

Ndërsa shumë qytetarë e shikojnë këtë ditë si një mundësi për t’u qetësuar e për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Gazetarja Brunilda Cami në një lidhje direkte për Euronews Albania dha më shumë detaje për organizimin e kësaj proteste.

“Është një protestë modeste për shkak se pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës është e ulët. kjo është organizuar nga një koalicion sindikatash dhe organizatash të punëtorëve që gjenden në Shqipëri. Ndër to janë Sindikata e Mjekëve, Sindikatat e Punëtorëve, është Aleanca për Zhvillim.

1 Maji është një ditë proteste dhe jo një ditë feste ndaj këtë herë sindikatat kanë vendopsur të krijojnë një aleancë së bashku për të kërkuar më shumë të drejta për punonjësit.

Më herët kryetarja e këtij koalicioni tha se “nuk do të festojmë sa kohë në Shqipëri ka ende të drejta të punonjësve që nuk janë garantuar”. Koalicioni ka vendosur dhe ka hartuar një peticion që do ua çoj politik bërësve për të marrë edhe zgjidhje për disa nga problematikat që hasin të gjithë punëtorët në Shqipëri”,-tha gazetarja.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026