Kërcënonte me armë zjarri gruan dhe fëmijët, arrestohet 53-vjeçari

Dhunoi gruan e verbër
1 Maj 2023 | 10:12

Një 53-vjeçar me inicialet Gj. S., banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh është arrestuar në flagrancë këtë të hënë pasi kërcënonte me armë zjarri gruan dhe fëmijët e tij.

Shërbimet e Komisiariatit të Policisë Gramsh, pasi janë njoftuar se një person po kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe fëmijët, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke parandaluar kështu atë që mund të bëhej një ngjarje tragjike.

Gjatë kontrolleve në banesën e kësaj familjeje policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026