“1 Maji”| Po marshonin drejt sheshit Taksim, Policia turke shpërndan protestuesit
Ditën e sotme pranë sheshit Taksim në Stamboll shumë qytetarë protestuan në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ‘1 Majin’.
Sipas mediave të huaja, Policia turke përdori forcën për të shpërndarë protestuesit që përpiqeshin të marshonin drejt sheshit Taksim, pasi qeveria ndaloi protestat e 1 majit në sheshin kryesor të Stambollit.
Njerëz nga parti të ndryshme të majta u mblodhën pranë Saraçanit, më shumë se tre kilometra larg sheshit Taksim. Policia kishte bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në shesh, pasi presidenti Erdogan tha se nuk do të lejoheshin demonstrata atje.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, njoftoi se u arrestuan 210 persona që shpërfillën paralajmërimet e u përpoqën të avanconin në sheshin Taksim dhe sulmuan ekipet e policisë.
“210 persona që shpërfillën paralajmërimet dhe u përpoqën të avanconin në sheshin Taksim dhe sulmuan policët tanë më 1 maj, Ditën e Punës dhe Solidaritetit në Stamboll u arrestuan”, tha ministri Yerlikaya.
Një sërë masash paraprake u morën në Stamboll për shkak të 1 Majit dhe disa rrugë u mbyllën për qarkullimin e mjeteve.
Është bërë e ditur se nga ora 16:00 janë hequr kufizimet në disa pika që ishin të mbyllura për transportin në kuadër të masave të sigurisë.
Po ashtu, u tha se rruga Refik Saydam e rrethit Beyoğlu, rruga Tersane, rruga Kurtuluş Deresi, rruga Sıracevizler, rruga Darülaceze, rrugët që të çojnë nga rruga Bahariye në bulevardin Tarlabaşı dhe Ura e Galatas do të vazhdojnë të jenë të mbyllura në të dy drejtimet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë