Nikolla mesazh për 1 Majin: Po punojmë për ligje më të mira për botën e punës

1 Maj 2024 | 11:43

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shpërndarë një mesazh me rastin e 1 Majit.

Nikolla në reagimin e saj shpreh nderimet për njerëzit e punës si dhe shton se qeveria shqiptare po punon për ligje më të mira për botën e punës.

Kryeparlamentarja nënvizon gjithashtu se mirëqënia e punëtorëve, si faktor për rritjen ekonomike është qëllimi i parlamentarëve.

“Nderim sot, në 1 Maj dhe çdo ditë, për njerëzit e punës, që në mënyrë të pazëshme, me energjinë dhe sakrificat e tyre, punojnë e prodhojnë, ndërtojnë ekonominë dhe zhvillojnë Shqipërinë. Mirëqenia e punëtorëve, e forcës së punës, si faktor për rritjen ekonomike, është qëllimi ynë si parlamentarë e qeverisës. Prandaj po punojmë për ligje më të mira për botën e punës, për të ndërtuar jetën, të ardhmen dhe edukuar fëmijët me ndjenjën dhe përgjegjësinë për punën”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026