1 mld euro ndihmë Ukrainës| Zelensky në Belgjikë, furnizim edhe me 30 avionë ‘F-16’
Belgjika ka premtuar se do të lëvrojë 977 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Gjatë një vizite në Bruksel, presidenti Zelensky nënshkroi një marrëveshje sigurie dypalëshe me kryeministrin belg Alexander De Croo.
Marrëveshja përfshin furnizimin e Kievit me 30 avionë luftarakë “F-16” brenda vitit 2028. Brukseli zyrtar angazhohet gjithashtu të ofrojë autoblinda, sisteme mbrojtëse ajrore dhe pajisje të tjera.
Akordi përforcon edhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, mbështetjen për formulën ukrainase të paqes dhe sanksionet kundër Rusisë.
“Në kontekstin e kësaj lufte kriminale të nisur nga Rusia, vetëm Rusia është përgjegjëse. Çështja e drejtësisë është absolutisht themelore. Ajo ka të bëjë me sanksionet ndaj Rusisë për këtë konflikt dhe përdorimin e drejtë të aseteve ruse për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe për të rikthyer normalitetin pas agresioneve me raketa të Federatës Ruse”, tha Zelensky.
Nga ana tjetër, kryeministri belg shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.
“Një gjë është plotësisht e qartë për ne dhe për popullin ukrainas; ju meritoni të keni mjetet e duhura për t’u mbrojtur nga një agresion tërësisht ilegjitim”, tha Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës.
Pas një takimi me mbretin e Belgjikës, Zelensky u drejtua për tek aeroporti ushtarak “Melsbroek”, pranë kryeqytetit, për të inspektuar avionët “F-16” që vendi do t’i ofrojë Kievit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit