1 mln euro false, kërkohen 27 vite burg për dy kamerunasit dhe zviceranen

12 Tetor 2022 | 15:43

Kamerunasit Jose Ngankam dhe Zindine Nkeh bashkë me zviceranen Jenifer Chollet rrezikojnë nga 9 vite burg.

Në pretencën e saj prokuroria i kërkoi gjykatës që ata të shpallen fajtor për ‘falsifikim të monedhave’.

Afrikanët me banim në Francë u arrestuan në fillim të shkurtit, i pari, Jose Ngankam me 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara i cili për të mbërritur në Tiranë kishte ndjekur itinerarin Lion-Stamboll-Rinas.

Operacioni ‘lastra’ zbuloi se pika e kontaktit të tyre në Tiranë ishte shtetasja zvicerane.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.

Euronews Albania ka siguruar edhe pamjet e pajisjes që prodhonte paratë false, një pjesë të së cilave u tentuan të futeshin të territorin shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026