“1 në 2 shqiptarë votojnë për PS”, Çeka zbulon rezultatin e pritshëm për 2025-ën

11 Shtator 2024 | 20:52

Blendi Çeka nga Data Centrum  ka analizuar në emisionin Barometri në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2021, krahasimisht me pritshmëritë e mazhorancës për vitin 2025.

Sipas tij, bazuar në të dhënat, të cilat tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë në masën gati 50%, sipas gjasave pritet që Partia Socialiste të mund të fitojë sërish të paktën 71 mandate.

“Çdo parti që ka një historik zgjedhor, e shkuara shërbën për të krijuarkonceptinpër nesër. MNë mënyrën se si ne i kemi renditur, është numri i votuesve, përqindja dhe numri i mandateve. Morëm si rezultate 2017dhe 2021, është sepse nga pikëpamja e rregullave të lojës, nuk ka ndryshuar asgjë. Pjesëmarrja është në shifrat 50%, që edhe nëse e kap këtë shifër sërish në 2025, probabiliteti është 99% që të kenë 71 mandate. Sido që të jetë sistemi zgjedhor, do të mund të marrë më shumë se 71 mandate,”- u shpreh ai.

Sipas Çekës, edhe pjesëmarrja mund të ketë qenë më e lartë, duke llogaritur këtu edhe votat e pavlefshme.

Kështu që si pikë starti për vitin 2025, nëse arrihet ky rezultat sërish është vetë përqindja që e tregon rezultatin e pritshe pritshëm me të paktën 71 mandate për mazhorancën. Ku sipas tij, një në dy shqiptarë votojnë Partinë Socialiste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026