10 anëtarë të së njëjtës familje vriten brenda shtëpisë së tyre në Afrikën e Jugut
Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje në një sulm në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut, thotë policia.
Shtatë femra dhe tre meshkuj u vranë kur shtëpia e tyre pranë qytetit të Pietermaritzburg u zu në pritë mëngjesin e të premtes.
Ministri i policisë Bheki Cele tha se dy të dyshuar ishin arrestuar, njëri u qëllua për vdekje dhe një tjetër është ende në arrati. Motivi është i paqartë.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë.
Policia u njoftua fillimisht për të shtënat nag fqinjët dëgjuan të shtëna.
Cele tha se një nga viktimat ishte 13 vjeç, duke shtuar: “Është një skenë krimi, e tmerrshme. Shumë njerëz humbën këtu”.
“Ata kanë arrestuar dy persona, një është plagosur, një ka vdekur, një ka ikur dhe janë gjetur tre armë zjarri”, u tha ai gazetarëve në vendin e të shtënave në qytezën Imbali në provincën lindore KwaZulu-Natal.
Mësohet se një fëmijë është dërguar në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit