“10% e urgjencave të ndikuara nga vapa”, Brataj: Shumica të moshuar

31 Korrik 2023 | 15:28

10% e urgjencave mjekësore në këtë periudhë të vitit janë të lidhura me temperaturat e larta.

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se të moshuarit janë më të prekur nga moti i nxehtë.

 ‘Moshat e treta kanë pluripatologji dhe shumë trajtime me medikamente po ashtu dhe temperaturat e larta janë vetë një medicament. Duke qenë mes medikamenteve dhe të nxehtit krijon problem me presionin apo frymëmarrjen apo patologji të ndryshme pulmonare apo kardiake”- u shpreh Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Dehidrimi në ditët e nxehtat çon shpesh në dyert e  urgjencës, shumë qytetarë, por që edhe këtë herë mbizotërojnë moshat e thyera dhe fëmijët.

 “Të kesh një bilanc të mirë hidrik, duhet të pish deri në 2 litra në ditë, kjo është më e theksuar tek moshta e treta sepse nuk kanë etje dhe kjo krijon dehidratim pa e kuptuar.

Një tjetër problematikë e sezonit veror, janë edhe djegiet nga dielli.

 “ Të gjithë kërkojmë të marrim sa më shumë rreze dhe ngjyrën çokollatë dhe  ekspozohemi shumë në diell, gjë e cila shkakton djegie nga grada e parë e 2 ose e 3. Që nga një eritemë ose skuqje e lëkurës, tek grada e dytë me veshikula dhe grada e 3 që ndodh rrallë po që janë fenomene që ndodhin në këtë periudhë”- shtoi Brataj.

Në të tilla raste mjekët sugjerojnë që të mos bëhet vetëmjekim pasi situata mund të përkeqësohet, ata rekomandojnë konsultat me mjekët specialist dhe përdorimin e medikamenteve sipas përshkrimit në recetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026