10 kg kanabis dhe armë pa leje, vihen në pranga 2 persona në Nikël–Fushë Krujë

19 Tetor 2025 | 11:18

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka zhvilluar me sukses operacionin e koduar “Aksi”, duke sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një armë gjahu pa leje, një automjet dhe 3 aparate celularë.

Si rezultat, në pranga ranë dy shtetas, konkretisht: Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe

I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, teksa transportonin me një automjet tip “Volkswagen” dy thasë me lëndën narkotike, me peshë totale 10 kilogramë, të destinuar për shitje.

Gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë gjahu pa leje, e cila iu shtua provave materiale së bashku me drogën, automjetin dhe celularët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026