10 nga librat më të pritur të vitit 2024

20 Janar 2024 | 18:37

Nëse keni vendosur të lexoni më shumë libra të mirë këtë vit, jeni me fat, pasi viti 2024 premton të jetë emocionues në botën letrare.

Në mars, “Until August” nga Gabriel García Márquez do të publikohet 10 vjet pas vdekjes së tij.

Pranvera sjell gjithashtu një roman voluminoz nga shkrimtari Andreë O’Hagan. “Caledonian Road” pershkruan rënien nga pushteti të një akademiku të famshëm.

David Nicholls ka përfunduar romanin e tij të ri “You Are Here” dhe do të dalë në muajin prill.

Në verë, Elif Shafak rikthehet me “There Are Rivers in the Sky”, një roman ambicioz që ndjek tre personazhe, të gjithë të huaj dhe që jetojnë pranë një lumi.

Përveç emrave të njohur, ka edhe shumë zëra të rinj në horizont. Një nga debutimet më emocionuese të vitit është “The Ministry of Time” nga shkrimtarja britaniko-kamboxhiane Kaliane Bradley.

Pesëdhjetë vjet që kur botoi romanin e tij të parë “Carrie”, Stephen King ka gati në muajin Maj një koleksion të ri tregimesh të shkurtra të titulluar “You Like It Darker”.

“Knife” e Salman Rushdie – e publikuar në prill – detajon sulmin ndaj jetës së tij në një ngjarje që e la atë pa shikim në njërin sy.

Dy libra të rinj të mëdhenj analizojnë se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon jetën e të gjithëve.

Në “Filterëorld”, shkrimtari Kyle Chayka përqendrohet në mënyrën se si algoritmet po i japin formë kulturës sonë, ndersa në ‘’Code Dependent’’, gazetarja e Madhumita Murgia hulumton se çfarë do të thotë rritja e inteligjences artificiale për ne si shoqëri, duke u bazuar në ndikimin që ajo ka te nëntë njerëz të zakonshëm në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026