Zgjidhet trajneri më i mirë i vitit 2023
5 trofe ka fituar Pep Guardiola me Manchester Cityn përgjatë vitit 2013 duke vendosur një rekord në historinë e kësaj skuadre. The cityzens ia dolën të triumfojnë në kampionat, Kupë, Champions, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube. Këto arritje bëjnë që Guardiola të jetë njëkohësisht trajneri më i mirë në botën e futbollit përgjatë 12 muajve të 2023. Vetëm pak ditë më parë, spanjolli po ashtu u vlerësua si tekniku më i mirë i ndjekur nga Ancelotti e Spaleti.
Federata ndërkombëtare e historisë së futbollit dhe statistikave e ka vlerësuar me çmimin e parë, për herë të tretë Guardiolën, kjo pas sukseseve në 2009-ën dhe 2011-ën. Që prej vitit 2016 kur iu bashkua Manchester Cityt, 52-vjecari ka fituar plot 16 trofe, mes tyre 5 herë Premier Leaguen angleze. Sukseset e tij kanë qenë konstante edhe në skuadrat e mëparshme që ka trajnuar, si me Barcelonën ashtu dhe me Bayernin e Mynihut, ku me këta të fundit nuk ia doli të triumfonte në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket trajnerëve me më tepër trofe të fituar në karrierë, listën e kryeson Ferguson me 49 të tillë, më pas Guardiola me 37 dhe në vendin e tretë Mircea Lucescu me 35. Ofertat në drejtim të spanjollit nuk kanë munguar, por duket se drejtuesit e “the cityzens” ia kanë dalë ta bindin të qëndrojë në ishull.
LEXONI GJITHASHTU:
- Superliga Europiane me buxhet marramendës, “plani” për të mposhtur UEFA-n
- Vendimi i gjykatës për Superligën Europiane, reagon UEFA
- Vendimi i gjykatës për Superligën Evropiane, reagojnë Real Madrid dhe Barcelona
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së