10 vendet më të pasura në botë (GDP për banor)

15 Mars 2022 | 10:22

Cili është vendi i parë që u vjen në mendje kur bëhet fjalë për vendin më të pasur?

Prodhimi i Brendshëm Bruto është një nga indikatorët kryesorë të ekonomisë për të matur begatinë e një vendi, por ajo nuk tregon të gjithë pasqyrën.

GPD për numër popullsie nga ana tjetër, tregon se ku është përqendruar më shumë pasuria.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Monako, vendi më i vogël pas Vatikanit, qëndron krye sa i takon GDP-së për banorë.

Monako është vendi i parë që në vitin 1988 arriti 100 mijë dollarë për banorë të ardhura në vit. Për 2020, GDP për banorë ishte 159 mijë dollarë.

Bermuda është vendi i tretë në botë për GDP më të lartë për banorë. Nivelin prej 100 mijë dollarë, vendi me 63 mijë banorë, e arriti në 1999.

Luksemburgu që gjerësisht njihet si një vend shumë i pasur e ka arritur këtë nivel vetëm në vitin 2004.

Në listën e vendeve më të pasura bëjnë pjesë Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA.

Norvegjia është pjesë e 10 vendeve të para që prej vitit 1984, por u parakalua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 1997.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria në vitin 2020 kishte 5 246 $ për banorë, duke lënë pas në rajon vetëm Kosovën (4,346 $).

Vendet me të ardhura më të larta për banorë në rajon janë Serbia (7,720$) dhe Mali i Zi (7,677$).

10 vendet më të pasura:

  1. Monako – 159 221 $
  2. Luksemburg – 104 529 $
  3. Bermuda – 100 411 $
  4. Zvicër – 85 681 $
  5. Norvegji – 75 017 $
  6. SHBA – 58 559 $
  7. Australi – 58 043 $
  8. Danimarkë – 56 202 $
  9. Suedi – 51 539 $
  10. Holandë – 46 327 $
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026