100 mijë palestinezë në Shqipëri? Përplasen Koka dhe Klosi

27 Janar 2025 | 22:00

Në një postim të bërë në rrjetin social X nga një gazetar izraelit, u tha se Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza, por nga ana tjetër kryeministri Rama ka reaguar menjëherë duke e hedhur poshtë diçka të tillë si një lajm të rremë.

Lidhur me këtë çështje kanë diskutuar në emisionin “Now” Sekretari i Përgjishëm i PS, Blendi Klosi dhe gazetari Bledian Koka të ftuar në Euronews Albania.

Nga njëra anë, Koka tha se çdo lajm të tillë ne nuk e marrim vesh nga qeveria por nga mediat ndërkombëtare. Ai shtroi si shqetësim transparencën e këtyre zhvillimeve, duke vënë në dukje se sipas tij, qeveria po përdor Shqipërinë për interesat e veta personale.

“Edhe sikur pritje të tilla si ajo e afganëve apo afrikanëve apo më shumë gjasë dhe kjo e palestinezëve të jetë një gjë e mirë, problemi në raport me qeverinë e Klosit është mungesa e transparencës dhe diskutimit me qytetarët. Nuk është problemi a janë apo jo shqiptarët mikpritës. E vërteta e madhe është se si qeveria e përdor tokën e shqiptarëve për axhendën e tij personale. Shqetësues është fati i Shqipërisë dhe kritika kryesore e qeverisë është kur këto gjëra përdoren si një interes personal politik”, tha gazetari Koka.

Nga ana tjetër, Klosi ka replikuar duke pohuar se pranimi i refugjatëve dhe pritjeve të tilla është diçka politike shtetërore duke dhënë dhe arsyen pse ndodh kjo.

“Pritje të tilla kanë ndodhur për të vendosur raporte me aleatët dhe për të dëshmuar Shqipërinë si një vend të sigurtë. Kemi pasur vetëm gjëra pozitive. Shqipëria dëshmoi që është një vend mikpritës. Sa i përket raportit më afganët ishte pjesë e gjithë lajmeve botërore për mikpritjen, pjesë e dëshmisë së një vendi solid”, tha Sekretari i Përgjishëm i PS.

Lidhur me këtë, Koka është kundërpërgjigjur duke theksuar se interesa gjeopolitike kanë dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Ai i drejtohet Klosit duke nënkuptuar se edhe vende të tilla janë mikpritëse por vetëm Shqipëria i vjen në ndihmë çdo vendi të botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026