100 mijë viza të lëshuara në Gjermani, 4400 vetëm për shqiptarët

26 Dhjetor 2025 | 17:36

Tashmë në Gjermani nuk shkohet për punë, por dhe për bashkim familjar. Gjermania ka miratuar gjatë vitit 2025 mbi 100 mijë viza për bashkim familjar, pavarësisht shtrëngimit të përgjithshëm të politikave të emigracionit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet gjermane, deri në fund të nëntorit janë dhënë gjithsej 101,756 viza, duke e bërë bashkimin familjar një nga kanalet kryesore të migracionit drejt këtij vendi.

Në krye të listës së aplikuesve renditen shtetasit turq, të ndjekur nga sirianët dhe indianët, ndërsa qytetarët nga Ballkani mbeten gjithashtu shumë të pranishëm.

Kosova renditet mes vendeve me numrin më të lartë të vizave të miratuara, ndërsa shqiptarët kanë përfituar mbi 4,400 viza, duke u pozicionuar ndër kombësitë kryesore në këtë kategori. Bashkimi familjar u jepet kryesisht bashkëshortëve dhe fëmijëve të mitur të personave që jetojnë ligjërisht në Gjermani, ndërsa prej marsit 2024 janë zgjeruar mundësitë edhe për prindërit e punëtorëve të kualifikuar që plotësojnë kushtet ekonomike.

Megjithëse në korrik 2025 u vendos një pezullim dyvjeçar për bashkimin familjar për personat me status mbrojtjeje të kufizuar, me përjashtim të rasteve të veçanta humanitare, statistikat tregojnë se fluksi i aplikimeve dhe aprovimeve ka mbetur i lartë. Këto shifra konfirmojnë se për shqiptarët dhe komunitetet e tjera të rajonit, bashkimi familjar vazhdon të jetë një nga arsyet kryesore të emigrimit drejt Gjermanisë, duke reflektuar lidhjet e forta familjare dhe praninë e konsoliduar të diasporës në këtë vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026