100 milionë vaksinime në Evropë, Von Der Leyen: 50 milionë doza të tjera nga Pfizer
100 milionë shtetas të Bashkimit Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e dha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila u shpreh krenare për këtë arritje.
100 milionë shtetas të Bashkimit Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Lajmin e dha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila u shpreh krenare për këtë arritje. Ajo njoftoi gjithashtu se do të siguronin 50 milionë vaksina të tjera Pfizer në tremujorin e dytë.
“Lajmi i mirë është se vaksinimi është përshpejtuar rreth Europës. Shtetet anëtare kanë siguruar mbi 126 milionë doza të vaksinës dhe jam e lumtur të njoftoj se 100 milionë doza janë injektuar. Por siç pamë me njoftimin e Johnson and Johnson, ka shumë faktorë që pengojnë furnizimet sipas planit me vaksina”, u shpreh Ursula Von Der Leyen , presidente e Komisionit Evropian
“Prandaj është e rëndësishme të veprojmë me shpejtësi. Jam e lumtur t’iu them se kemi arritur një marrëveshje me Pfizer për të përshpejtuar dërgimin e dozave. 50 milionë doza të tjera shtesë do të dërgohen në tremujorin e dytë, duke nisur nga prilli”, shtoi ajo.
Von der Leyen konfirmoi se Komisioni Evropian është në bisedime me Pfizer dhe Bion’N’Tech për një kontratë të re mbi blerjen e 1.8 miliardë dozave që do të dorëzohen në vitin 2022 dhe 2023
Bashkimi Evropian ka nënshkruar deri më tani dy kontrata me dy kompanitë për 600 milionë doza që do të dorëzohen brenda këtij viti. Rreth 70 milionë prej tyra kanë mbërritur në BE gjatë tremujorit të parë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër