100 mln euro për bujqësinë, Basha në Malësinë e madhe: Mbështesim fermerët, Rama i braktisi

5 Prill 2021 | 14:59

Fushata e Partisë Demokratike u ndal të hënën në Malësinë e Madhe. Kryetari, Lulzim Basha zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të shoqatës së bimëve medicinale, ku akuzoi të majtët për braktisjen e fermerëve dhe premtoi subvencione 100 milione euro për sektorin.

“Duke eliminuar çdo burokraci, dhe kur them çdo burokraci kam parasysh ato halle të pazgjidhura që fillojnë që nga certifikatat e pronësisë, tokat e deri tek NIPT-et ku për fermerin shqiptar numri personal i identifikimit do të përbëjë në të njëjtën kohë edhe NIPT-in e tij. Duke vazhduar me shpikjet që na kanë bërë muajt e fundit me diferencimin 20, 6% e cila bie e gjitha në kurrizin e fermerëve shqiptarë dhe industrisë agropërpunuese. 100 milionë euro në vit do të mundësojnë që fermeri shqiptar ta gëzojë frytin e djersës së vet. E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare,” – tha Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026