100 të arrestuar në Kanada, protestuan kundër masave anti-COVID
Policia e Otauas në Kanada nisi arrestimin e protestuesve për të përçarë të ashtuquajturin “karvani i lirisë”, që ka paralizuar kryeqytetin kanadez prej javësh dhe detyruar kryeministrin Trudeau të shpallë emergjencën kombëtare.
Të paktën 100 persona u arrestuan dhe 21 automjete u spostuan, përfshirë të gjitha ato që bllokonin një nga rrugët kryesore të qytetit. Qytetarët protestonin kundër masave anti-COVID.
“Edhe këtë mëngjes, protestuesve të ligjshëm e të paligjshëm iu dha shansi për t’u larguar. Më pas, oficerët u kthyen tek kryqëzimi rrugor, duke bërë më shumë arrestime dhe duke pastruar zonën. Kemi arrestuar disa dhjetëra persona, të cilët janë akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të shkaktimit të dëmeve me dashje”, u shpreh Steve Bell, shef i policisë së Otauas.
Buritë e kamionëve gjëmuan teksa qindra agjentë, disa prej të cilëve të armatosur me pushkë dhe të tjerë me mburoja bastisën një kamp protestuesish në vendin e njohur si Kodra e Parlamentit.
Situata u tensionua pasi oficerë të tjerë në kuaj dhe tre autoblinda mbërritën në vendin e ngjarjes për të boshatisur hapësirën.
Policia ushtroi kompetenca të jashtëzakonshme, të cilat i ishin deleguar nga kreu i qeverisë më herët gjatë javës.
Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)