100-vjetori i Flamurtarit, aktivitete sportive dhe kulturore përgjatë javës në Vlorë
Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të klubit shumësportësh të Flamurtarit, në qytetin e Vlorës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh sportive dhe jo vetëm përgjatë gjithë javës.
Fundjava do të kulmojë me aktivitete në teatrin ‘Petro Marko’ dhe ndeshjen e veteranëve të futbollit në stadiumin e qytetit.
Për aktivitetet që do të mbahen foli edhe drejtori i klubit shumësportësh, Klevis Kaso. Ai tregoi se do të zhvillohen disa gara sportive, në çiklizëm, ping-pong, basketboll, volejboll, not, gjimnastikë dhe disa disiplina të tjera.
Për të bërë të mundur zhvillimin e këtyre aktiviteteve, një grup I madh punë është kujdesur për këtë gjë. Një ekspozite më fotografi do të çelet në sallën e teatrit të Vlorës, me kujtimet e sportistëve vlonjat që kanë kontrubuar ndër vite për klubin ‘Flamurtari’.
Për 100-vjetorin e krijimit të Flamurtarit, vëmendje do t’i kushtohet edhe ikonave të sportit që kanë bërë historinë dhe kanë kontribuar për këtë klub.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?