108-vjetori i Pavarësisë, Meta, Rama e Ruçi në Vlorë, urime edhe nga SHBA dhe BE
Për të dytin vit më radhë, Shqipëria feston pavarësinë në kushte të pazakonta.
Një vit më parë për shkak të tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19.
Por pavarësisht, kushteve që ka diktuar kjo e fundit, në këtë 108 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, nuk munguan ceremonitë nga krerët më të lartë të politikës.
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë lënë mënjan ndasitë politike dhe janë bërë bashkë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në qytetin e Vlorës.
Por pavarësisht prezencës në sheshin e flamurit, pavarësia nuk theu dot akullin e vendosur mes kreut të shtetit dhe kreut të ekzekutivit.
Pas ceremonisë, kryeministri Rama, në ditën e pavarësisë, pati një urim për Hashim Thaçin dhe ish luftëtarët e tjerë të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës.
Një mesazh në 108 vjetorin e pavarësisë përcolli Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili shkruan se Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.
Mesazh urimi ka përcjell edhe ambasadorja Yuri Kim e cila shkruan në rrjetet sociale, jetë të gjatë Shqipëria e pavarur.
Pjesë e urimeve për Shqipërinë ka qenë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
Në mesazh, Soreca uron shqiptarët për pavarësinë dhe shkruan se Bashkimi Europian qëndron pranë popullit shqiptar.
Lexoni gjithashtu:
Foto Galeri | Festimet e përvitshme të Ditës së Flamurit në Tiranë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta