11 muaj nga krijimi i OFL-së, ende as një pronë e konfiskuar
Operacioni Forca e Ligjit nisi punën me një qëllim të qartë, atë të hetimit dhe sekuestrimit të pasurive të personave, që paratë dhe pasurinë e kanë vënë përmes krimit. Por se sa i suksesshëm rezultoi në këtë vit këtë fakt e ka marrë në shqyrtim dokumentari Unpublished.
Emisioni hodhi dritë mbi rezultatet e OFL -së, pasuritë e sekuestruara dhe atë çfarë ndodhi gjatë këtij viti, përmes zërave të drejtuesve të kësaj njësie dhe ekspertëve. Në 11 muaj operacion, të dhënat zyrtare flasin për 1503 pasuri, për të cilat është kërkuar sekuestro. Nga hetimet e OFL-së për këto pasuri, ka rezultuar se 542 prej tyre janë në pronësi të lidhjeve familjare, miqësore apo shoqërore të individëve që po verifikohen.
Por të provosh se një pasuri është vënë nga trafiqe të jashtëligjshme, duket se nuk ka qenë një punë e lehtë dhe këtë e pohon edhe një nga drejtuesit e strukturës së OFL-së.
“Fillimisht hetimi nxori problematika. Siç ishin për shembull analizat financiare që duheshin bërë, në mënyrë që kur t’i të konkludosh që kjo pasuri ka dyshime, që është e jashtëligjshme ti duhet të analizosh çdo komponent të kësaj pasurie”, shprehet Gentian Ndoi, drejtues i njësisë “E” në OFL.
Ndryshe janë shprehur për Unpublished ekspertët, të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim për profesionalizmin e njerëzve të përfshirë në këtë njësi. “Nuk di as çfarë emri ti vendos operacionit forca e ligjit. Sepse ka mungesë të infrastrukturës ligjore”,- thotë Arjan Hoxha, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë.
Por Unpublished nuk e la vetëm me mendimet e drejtuesve dhe specialistëve, por iu drejtua me kërkesë zyrtare kësaj strukture dhe në përgjigjen e sjellë vihet re një fenomen shqetësues. SPAK ka gjetur në jo pak hetime gabim në veprimet e OFL-së, duke hequr sekuestrot e kërkuara në plot 38 raste, ose e thënë ndryshe për 128 pasuri në total. Z. Paloka shpreh rezerva për funksionim e operacionit, pasi sipas tij nuk ka asnjë të dënuar.
“Nuk kemi asnjë, as të dënuar, as pasuri të sekuestruar, përkundrazi janë rikthyer ato pasuri që janë sekuestruar. Nuk ka asnjë nga ligjet që ka miratuar ai, nga ndryshimet kushtetuese e më pas nuk ka lidhje me atë reformë që ne kemi rënë dakord të gjithë bashkë”, shprehet Edi Paloka, zv.kryetar i PD.
Referuar të dhënave të siguruara nga OFL, në mbi 1500 pasuri për të cilat është kërkuar sekuestro, 784 janë pasuri të paluajtshme. Dhe këtu listohen jo vetëm banesa, por parcela truall, parcela pyll, vreshta, kullota, ranishte dhe 9 pyje.
Në 475 pasuritë e paluajtshme bien në sy 7 mjete të blinduara e më pas mjete të tjera deri tek furgonat, autobusët e ekskavatorët. Vetëm në 14 raste, personat e vënë nën hetim kanë preferuar ti ruajnë paratë në llogari bankare. Kemi një numër të lartë pronash të sekuestruara. Deri më tani janë 530 të tilla. Manaxhimi i pasurive është një proces që del jashtë OFL-së. Me të merret agjencia e pasurive të sekuestruara. “Nuk kemi asnjë pasuri të konfiskuar dhe ky është një ndër dështimet më madhore të OFL-së”, thotë z. Hoxha.
Lexoni gjithashtu:
Paloka: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje
”Vajza me syze” e OFL: Pamja ime nuk duhet të zbehë vlerën e operacionit “Forca e Ligjit”
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta