110-vjetori i pavarësisë, koncerti simfonik çel siparin e festimeve në Vlorë
Teatri “Petro Marko” çel siparin e festimeve të 110 vjetorit të Pavarësisë, me një koncert simfonik nën dirigjimin e gjermanit Daniel Geis dhe me pjesëmarrjen e solistes së operas së Parisit, violonçelistja Tatjana Uhde.
Për herë të parë në Shqipëri dhe në Vlorë, violonçelistja shprehet e emocionuar për pritjen e ngrohtë të publikut.
“Është hera ime parë në këtë vend të mrekullueshëm , unë jam këtu sot në këtë teatër me këtë orkestër të shkëlqyer dhe nën dirigjimin e Daniel ishte e mahnitshme. Një eksperiencë shumë e bukur muzikore por edhe një publik shumë i ngrohtë”- tha Tatjana Uhde violonçeliste
Vlorent Xhafa, violonçelist i operës së Parisit shprehet i emocionuar nga pjesëmarrja e publikut.
“Jam shumë i lumtur që publiku ishte mjaft prezent, çka do të thotë që ka nevojë për koncerte në qytet dhe sidomos në teatër dhe aq më shumë për muzikën simfonike, shpresojmë të ketë evente të tilla më shpesh”- shprehet Vlorent Xhafa, violonçelist
Ky është vetëm fillimi i organizimeve në kuadër të festës së pavarësisë tha drejtori i Teatrit.
“Bashkia e Vlorës ka ngritur një grup pune për të realizuar disa koncerte në muajin e Pavarësisë , në muajin e kremtimeve të 110 vjetorit të Pavarësisë. Ky është koncerti i parë, me këtë koncert ne hapim siparin e koncerteve që do të zhvillojmë përgjatë këtij muaji”- tha Sokol Toto, drejtori i teatrit.
Veprat e kompozitorëve të shquar gjerman si Weber, Brams dhe Schumann, të luajtur me mjeshtrit nga instrumentistët kanë marrë duartrokitjet e publikut vlonjat.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë