Shtetet që prodhojnë naftë dhe qymyr refuzojnë raportin e OKB
Media britanike BBC ka zbuluar disa dokumente që tregojnë se si vende të caktuara po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që lidhet me ndryshimet klimatike.
Rrjedhja e madhe e domenteve zbulon se Arabia Saudite, Japonia, Australia dhe një numër i madh organizatash po i kërkojnë OKB të zvogëlojë nevojën e menjëhershme për të reduktuar karburantet fosile.
Një këshilltar i ministrisë saudite të naftës kërkon të ndryshojë nga dokumenti i OKB frazat si “nevoja për veprime urgjente dhe të përshpejtuara për kalimin nga karburantet fosile në burimet me karbon zero”.
Ky koment vjen pasi Arabia Saudite është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Nga ana tjetër një zyrtar i lartë i qeverisë Australiane hedh poshtë përfundimin se mbyllja e termocentraleve me qymyr është e nevojshme. Kjo pasi Australia është një eksportues kryesor i qymyrit.
Ndërkohë, shkencëtarët paralajmërojnë se qymyri ka të ngjarë të mbetet shtylla kryesore e prodhimit të energjisë për dekada për shkak të asaj që ata e përshkruajnë si “sfidat e jashtëzakonshme” të sigurimit të energjisë elektrike të përballueshme.
Disa kombe të pasura po vënë në dyshim t’u paguajnë më shumë shteteve më të varfra për të kaluar në teknologji më të gjelbra.
Ky “lobim” ngre pyetje për samitin e klimës COP26 në nëntor.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë