113 mijë emigrantë nga deti, streha e Lampedusës mbushet përtej kapaciteteve
113 mijë emigrantë nga deti, streha e Lampedusës mbushet përtej kapaciteteve
Kryqi i Kuq italian po përpiqet të përballojë me mijëra emigrantë në një qendër të vogël strehimi në ishullin e Lampedusës.
Qindra emigrantë mbërritën në ishullin e vogël gjatë fundjavës, duke e mbushur qendrën përtej kapacitetit të saj.
Përpos mbërritjeve të fundit, ishte edhe deti i trazuar gjatë së hënës që vështirësoi transferimin e emigrantëve jashtë ishullit, duke komplikuar situatën në qendrën e strehimit.
“Është e qartë se kjo është një situatë e rëndësishme dhe një situatë emergjente, sepse me 4000 persona në një strukturë për 800, është e dukshme që bëhet një situatë kritike. Me një numër kaq të lartë thjesht fizikisht nuk ka më hapësirë. Ne përpiqemi të ndjekim në veçanti ata me dobësi dhe të miturit në përgjithësi, jo vetëm të pashoqëruarit. Por edhe familjet, për aq sa është e mundur. Është e qartë se ka edhe diferencime, sepse të miturit e pashoqëruar janë qartësisht prioritet”, thonë nga Kryqi i Kuq.
Ministria e Brendshme e Italisë konfirmoi të hënën se më shumë se 113 mijë emigrantë kanë mbërritur nga deti përgjatë këtij viti. Kjo situatë ka vendosur në vështirësi edhe kryeministren Xhorxhia Meloni, e cila po përballet me kritika nga opozita.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)