1150 viktima nga tërmeti në Afganistan, ndërpriten kërkimet
Autoritetet talibane në Afganistan kanë ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona.
Drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’, Abdul Wahid Rayan, tha se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1150 persona nga 1000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.
Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha për mediat se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.
Tërmeti me magnitudë 6.1 goditi rreth 160 kilometra në juglindje të Kabulit, në një rajon malor me vendbanime të vogla. Provincat Paktika dhe Khost u goditën më së shumti, duke shkaktuar dëme dhe viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë