12 të vdekur nga sulmi i raketave ruse në Ukrainë
Rusia ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke lënë të paktën 12 të vdekur.
Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.
Dhe një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal.
Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman. Shërbimi shtetëror i shpëtimit tha se fëmija i vrarë në qytet ishte 10 vjeç dhe 11 persona të tjerë kishin nevojë për trajtim spitalor.
Zelensky tha se sulmet treguan se veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë.
“E keqja mund të ndalet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”, tha ai përmes një postimi në Twitter.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.
21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë