12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

12 Dhjetor 2020 | 14:14

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 524 raste pozitive me COVID-19 në 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç),  Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 46.118  raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.186 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe  Ranillug.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026