12 vite nga 21 janari, Spiropali: Krim shtetëror, SPAK të hapë hetimin

21 Janar 2023 | 10:59

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje SPAK që të hapë hetimet për 21 janarin.

Në përkujtimin e 12 vjetorit të 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, Spiropali thotë se nuk kanë hequr dorë nga drejtësia për atë çështje.

Sipas saj atë ditë ndodhi krim shtetëror e jo vrasje aksidentale.

“E dinë të gjithë që me 21 janar nuk pari vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i një transkrpiti të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmitarët u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë.

Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi, në emër të viktimave, hetimeve, familjarëve dhe demokracisë së përgjakur më 21 janar. Në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do hapë menjëherë hetimin e çështjes. Ne s’kemi hequr dhe s’do heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia, sot edhe më shumë, se ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë sesa fjalët tona”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026